Islami

Islami

Një ditë i dërguari i Allahut rrinte me shokë.

Shfaqet një njeri me tesha të bardha.

Me flokë të zeza.

Në të nuk vëreheshin shenja udhëtimi.

Asnjëri prej sehabeve nuk e njihte.

Ulet pranë të dërguarit a.s.

I mbështet gjunjët me gjunjët e tij.

I vendos duart mbi kofshën e tij.

E pyeti Muhamedin a.s.:

– O Muhamed, më thuaj ç’është Imani?

Muhamedi iu përgjigj:

Imani është:

  • të besosh në Zotin,
  • në Melekët,
  • në librat,
  • në të dërguarit e Tij,
  • në ditën e fundit dhe në caktimin e Tij për të mirën e për të keqen.

Njeriu tha:

– Fole drejt.

Sehabet çuditen se si njëherë po e pyeste e mandej po ia vërtetonte përgjigjen.

Ai njeri shkoi, e sehabet mbetën të habitur.

Muhamedi a.s. parashtroi pyetje:

– O Umer a e njohe atë që po më pyeste?

Umeri i përgjigjet:

– Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri.

Muhamedi a.s. tha:

– Ai ishte Xhibrili,

kishte ardhur për t’ua mësuar fenë besimtarëve.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment