ZEKATI DHE ZHVILLIMI – SHTIMI I PASURISË
Si mundet me qenë zekati shtim i pasurisë, kurse zekati është dhënie, e dhëna e pakëson pasurinë e dhënësit. E si mundet me qenë pastrim i pasurisë?
Përgjigje: Shejh Shaëraviju thotë:
Zekati është shtim dhe pastrim. Është pastrim sepse zekat- pranuesi është i dobët, e sheh atë i cili është më i fuqishëm se vet. Atëherë atij i nxiten ndjenjat e tij dhe fillon urrejtja, xhelozia dhe zemërimi mbi ta, mirëpo kur ta sheh se njeriu të cilit Zoti i ka dhënë begati, pastaj prej asaj begatie ai e zgjat dorën dhe jep, ai në vete thotë: begatia e këtij njeriu më ndihmoj mua, kështu që ai e pastron zemrën nga zemërimi dhe urrejtja.
Zekati është shtim, sepse kur i pasuri i jep pasuri, ai veç e ka zhvillu aktivitetin e jetës me atë pasuri, po ashtu ai tregohet se është i barabartë me shoqërinë në besim, sepse ai nuk e sheh perspektivën me vëllezërit besimtarë përreth.
Pra atë nuk e preokupojnë ngjarjet e jetës, e përderisa me të jetojnë vëllezërit e tij besimtarë. E mira të tjerët është kënaqësi për të. Shtimi i pasurisë realizohet me burrërinë e tij, me fuqinë e tij dhe personalitetin e tij.
Mirëpo, nëse njerëzit tërhiqen nga ai, ai ballafaqohet me jetën e tij me vetën e tij, sepse ai atëherë jeton i vetmuar… dhe i vetmuar nuk mund ta arrijë shtimin e pasurisë të cilën e kërkon, dhe nuk ka shpresë dhe lumturi në jetën e tij.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”