PREJ MESXHIDI HARAMIT NË MESXHIDI AKSA
Në suretul Isra Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: Qoftë i Lartësuar Ai i cili e ka bartur robin e tij për një pjesë të shkurt nate prej Mesxhidi Haramit e deri në Mesxhidi Aksa, të cilin e kemi bekua atë dhe periferinë e tij. Pse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:“Prej Mesxhidi Haramit e deri në Mesxhidi Aksa.”?
Shejh Shaëraviju thotë:
Sepse Qabja ka qenë e përcaktuar si shtëpi prej shtëpive të Allahut. Mirëpo ia kanë ndërrua këtë destinim dhe e kanë quajtur shtëpi arabe, dhe është mbushur me idhuj, ndërsa shtëpia e Kudsit, e ka pas shenjtorin e tij prej Musaut, Isaut dhe pejgamberëve tjerë te beni israilët.
I dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk është dërguar vetëm për popullin e tij, pra nuk është dërguar posaçërisht për arabët, siç pretendojnë ata. Jo, është pejgamber ndërkombëtar. Udhëtimi për një pjesë të shkurtë të natës prej Mekës në bejtul Mukades, do të thotë përfshirjen e bejtul Mukadesit prej vendeve të shenjta në fenë e re. Ky akt sqaron se feja e tij është dëshmues dhe vërtetues i të gjitha vendeve dhe i të gjitha vendeve të shenjta, për këtë arsye në namaz në fillim të obligimit kthimi ka qenë në drejtim të tij. Që mos me thënë askush se ju e keni fenë tuaj e ne e kemi fenë tonë. Jo, s’është e vërtetë. Është e vërtetë se feja jonë ka zbrit në Meke mirëpo është vërtetues i pejgamberëve të mëparshëm dhe i Dërguari ynë është vërtetues i të gjitha vendeve të shenjta, e nga këtu bejtul Mukades është prej vendeve tona të shenjta sepse ka qenë vendi i fundit i Israsë dhe vendi i parë i Miëraxhit të Muhamedit s.a.v.s.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”