MESXHIDI AKSAJA E DIKURSHME

MESXHIDI AKSAJA E DIKURSHME

Mesxhidi Aksaja a ka qenë Mesxhid, kur dihet se më herët Muhamedi a.s. nuk është falur në të, dhe nuk ka qenë Mesxhid në kuptim të fjalës.

Imami i mirënjohur ka thënë:

Çka do të thotë Mesxhid?

Mesxhid është kuptim i vendit ku bëhet sexhdja. Sexhdja ka qenë veprim apo ligjësim i të gjitha shpalljeve. Mirëpo ka dallim në mes të rrënjës së fjalës, dhe veprimit me ato fjalë, me fjalë tjera kuptimit terminologjik të saj. Pra fjala Mesxhid a është objekt dhe vend i posaçëm. Mesxhid quhet çdo vend ku i bëhet sexhde Allahut, mirëpo pastaj atë vend e quajmë Mesxhid, vendsexhde ndaj Allahut.

Argument për këtë kemi fjalën e Allahut të Lartmadhëruar:

“O Mejreme, vërtet Allahu të ka zgjedhur dhe të ka pastruar, të ka zgjedhur e të ka dalluar mbi të gjitha gratë e botës. Oj Mejreme nënshtroju Zotit tënd bën sexhde dhe falu (bjer në ruku) me falësit.”

Pra sikurse dëshirohet të tregohet se sexhdja ka ekzistua edhe në shpalljet e mëhershme.

Po ashtu Zoti i Lartmadhëruar na tregon ngjarjen e strehuesve të shpellës ku thotë: “Do ta marrim atë vend si Mesxhid”. Pra sikurse dëshirohet të tregohet se fjala Mesxhid nuk ka ardhur me islamin, por përdorimi i kësaj fjale është përdorur dhe është përhapur në këto vende paralel me Islamin. Me fjalë tjera çdo vend ku i bëhet sexhde Allahut është Mesxhid.

Kemi thënë se: Mesxhidi Harami është shtëpia e parë e cila është vendosur për njerëzimin. Duhet ta kemi parasysh atë se disa njerëz kanë thënë se Ibrahimi a.s. e ka ndërtuar atë.

E ne u themi atyre: Jo. Qabja veç ka qenë e vendosur për njerëzimin. Pasi që veç ka qenë e vendosur për njerëzimin, kjo do të thotë se vendosja e saj (Qabes) ka qenë jashtë ndikimit të qenies njerëzore dhe para se të jetë krijuar Ademi a.s. dhe njerëzit. Patjetër mbetet alternativa se ajo është shtëpi e Allahut, dhe patjetër që ajo ka qenë e vendosur para Ademit. Siç është ajeti Kur’anor. “Vërtetë shtëpia e parë e cila është vendosur për njerëzimin. Ademi është njeri, fëmijët e tij janë njerëz, dhe ata të cilët hyjnë në të dhe sillen rreth saj me qenë prej njerëzve se për ta është vendosur, mirëpo Ibrahimi vetëm i ka ringritur themelet, pra i ka lartësua themelet e shtëpisë”.

Duhet ta dimë edhe atë se Ismaili a.s. i ka ndihmuar babës së tij, Ibrahimit, në ngritjen (lartësimin) e themeleve të shtëpisë.

“Dhe përkujto kur i ka ngritë Ibrahimi themelet e shtëpisë dhe Ismaili.”

Ismaili i ka ndihmuar babës së tij me e rindërtua, mirëpo Zoti i Lartmadhëruar na tregon në një ajet tjetër:

“O Zoti im vërtetë unë vendosa pasardhësit e mi në bregoren e cila nuk ka bimë e as pemë, por që aty është shtëpia jote e Shenjtë. O Zoti im për të falë ata namaz.”

Pra, Haxherja dhe biri i saj në gji kur janë dërgua aty, mirëpo aty nuk e kanë pa Kjabën e ngritur, por ka qenë e njohur se shtëpia e Allahut ka qenë aty para se me i ringritur Ibrahimi themelet e shtëpisë së shenjtë. Pra shtëpinë nuk e ka vendosur Ibrahimi dhe nuk është projekt dhe ndërtues nismëtar Ibrahimi. Mirëpo shtëpia ka qenë para Ibrahimit dhe Ibrahimi vetëm i ka ringrit themelet.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s