E VËRTETA E TEVEKULIT (MBËSHTETJEN NË ALLAHUN)
ET-TEVEKUL dhe TEVAKUL janë dy fjalë që i përdorin njerëzit, ndërsa kuptimin e tyre nuk e dinë shumica prej tyre.
TEVEKULI gjithmonë është fjalë që ka të bëj me angazhimin e një pune të mundimshme, mirëpo i bindur dhe i sigurt se shpërblimi dhe pagimi i takon punëkryersve, dhe sa shpërblimi i mirë i punëkryersve.
Ndërsa “TEVAKUL” është prej tjetrit në tjetrin, pa u angazhuar dhe pa punuar për jetë.
Pyetja është: Cila është e vërteta e TEVEKULIT?
Imami i mirënjohur Shejh Shaëraviju thotë:
Vërtetë besimi është me zemër dhe me trup dhe derisa trupi punon zemra duhet me u mbështet në Allahun (TEVEKUL KALBIHI).
Trupi punon e zemra mbështet, ky është parim i besimtarit.
Ndërsa ai i cili mendon apo parafytyron se TEVEKUL do të thotë anashkalim prej pune, dhe thotë se Allahu na furnizon ashtu qysh furnizon shpendët. Ne u themi atyre: Shpendët nuk janë të obliguar me mbjellë, puna e tyre është me u ushqye dhe me vazhdua fluturimin e tyre (e jo me u ndal me mbjell). Për këtë arsye atyre të cilët dëshirojnë që tevekulin ta bëjnë profesion u themi: Do ta vendosim tryezën, në të do të vendosimushqim të shijshëm dhe të shohim tevekulin tënd. Pra ti mos e zgjat dorën në tryezë fare, e ne të shohim se a mos po kërcen ushqimi drejt në gojën tënde ! ?
Ata të cilët thonë ashtu, vërtetohet se janë rrenacak sepse e vërteta e tevekulit është me angazhua (lodh) trupin tënd e me qetësua zemrën tënde.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”