Fetvaja vrasëse

Fetvaja vrasëse

Disa prej sehabeve shkojnë në një udhëtim.

Njëri nga sehabet lëndohet në kokë.

Të nesërmen në mëngjes ai zgjohet i papastër.

Ai dëshironte të merrte tejemum për ta falur namazin me qëllim që uji mos t’ia zgjeronte plagën e tij.

I pyeti shokët e tij se a ka të drejtë në lehtësim të marrjes së tejemumit në vend të gusulit.

Ata i përgjigjen se, pasi që ujë ka atëherë ti mund të lahesh dhe nuk ke të drejtë për tejemum.

Andaj ai lahet me ujë, kurse ishte ftohtë i madh.

Plaga në kokë i rëndohet edhe më shumë dhe si pasojë e kësaj vdes.

Shkojnë te Muhamedi a.s. dhe ia tregojnë ngjarjen, ai u thotë:

– Ju e keni vrarë. Zoti ju dënoftë! Po pasi që nuk e keni ditur pse nuk keni pyetur?

Pyetja është çelës i zgjidhjes së problemit.

I ka mjaftuar tejemumi në vend të ujit.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment