Si bëhet falja e namazit

Si bëhet falja e namazit

Ebu Jusufi r.a. ishte njëri nga nxënësit më të njohur të imam Ebu Hanifes.

Dëgjoi për një djalë që quhej Hatim el-Esam, i cili fliste në xhami për asketizmin.

Ebu Jusufi i mori nxënësit e tij dhe u tha:

– Ejani ta pyesim, e nëse vërtetë na përgjigjet, atëherë të ulemi dhe të përfitojmë prej tij.

Hyri në xhami dhe e pyeti:

– O djalosh, na trego për namazin?

Hatimi ia ktheu:

– Për rregullat apo për formën?

Ebu Jusufi u çudit dhe tha:

– I bëmë një pyetje, ndërsa ai e ndau në dy! Atëherë më trego për rregullat.

Hatimi ia ktheu:

Ngrihem me urdhrin e Allahut,

eci me frikën ndaj Allahut.

Hyj në namaz me nijet të pastër,

marr “tekbir” me madhërinë e Tij.

Lexoj Kur’an me përpikëri dhe vëmendje të plotë.

Bie në ruku i përulur,

bie në sexhde i nënshtruar,

ulem plotësisht në uljen e fundit,

jap selam me nijet,

dhe e përfundoj namazin me sinqeritet të pastër ndaj Allahut.

Pastaj i kthehem vetvetes me frikë se a thua Allahu a më ka pranuar namazin tim. Dhe i ruaj kohët e namazit deri në vdekje.

Atëherë Asam bin Jusufi i thotë:

“Vazhdo se ti namazin e fal të plotë”.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment