Namazi e freskon memorien
Një njeri të gjitha paratë e tij i kishte groposur në një vend për t’i ruajtur.
Pas një kohe shkon t’i marrë paratë e tij në vendin ku i kishte fshehur.
Duke u nisur te ai vend e sheh se e kishte harruar vendin se ku i kishte groposur.
I mërzitur shkon tek Ebu Hanifeja dhe i tregoi se çfarë kishte ndodhur.
Ebu Hanife i thotë:
– Shko në shtëpi dhe kaloje natën duke bërë ibadet dhe do të kujtohesh!
Ky shkon në shtëpi dhe fillon të falet.
Nuk kishte kaluar më tepër se çerekun e natës me ibadet kur veçse iu kujtua vendi se ku i kishte fshehur paratë.
Menjëherë shkoi tek imami dhe i tha:
– Si e dite se do të më kujtohej duke e kaluar natën me namaz?
Ebu Hanife i thotë:
– Shejtani nuk dëshiron që ti ta kalosh natën duke bërë ibadet, prandaj ta ka kujtuar. Por ti përse nuk vazhdove të bësh ibadet edhe gjatë pjesës tjetër të natës për ta falënderuar Allahun?
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”