Shko falu se nuk je falur

Shko falu se nuk je falur

Një ditë Muhamedi a.s. ishte në xhami me shokët e tij.

Në xhami hyn një njeri dhe falet me shpejtësi,

nuk qëndroi aq sa nevojitej as në ruku dhe as në sexhde.

Pasi e përfundon namazin, shkon te Muhamedi a.s. dhe i jep selam. Muhamedi a.s. ia kthen selamin dhe i thotë: – Shko falu sepse nuk je falur.

Shkon njeriu e përsëritë namazin,

prapë falet shumë shpejt dhe kthehet te Muhamedi a.s.

Muhamedi a.s. prapë i thotë: – Shko falu sepse nuk je falur.

Ky shkon dhe falet për herën e tretë,

prapë falet njëjtë shpejt dhe shkon te Muhamedi a.s.,

Muhamedi a.s. i thotë: – Shko falu sepse nuk je falur.

Njeriu e kupton se ishte duke u falur gabim andaj i thotë Muhamedit a.s.:

– Më mëso si të falem.

Muhamedi a.s. i thotë:

– Kur ta fillosh namazin thuaj: Allahu ekber.

Pastaj lexo një pjesë nga Kur’ani.

Pastaj bjer në ruku deri sa të të pushojë trupi.

Pastaj ngrihu nga rukuja deri sa të qëndrosh drejtë.

Pastaj bjer në sexhde deri sa të të pushojë trupi.

Kështu vepro gjatë gjithë namazit, deri sa ta plotësosh në tërësi.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s