NDALIMI I IDHUJTARISË
Çka është “idhujtaria”?
Përgjigje: Idhujtaria është të ekzistuarit e Allahut me ortakët e tij. Idhujtaria është dy llojesh: E para : Supozimi se janë dy luftëra dhe (kanë marrëveshje) janë në pajtim mes vete. E Dyta : Supozimi se janë në kundërshtim mes vete.
E para është bashkëveprimi i të dyve në një çështje
E dyta nëse janë në kundërshtim mes vete, paraqitet problemi i supozimit se a mund të realizohet apo jo? Ekzistenca Aksidenti ose mund të ekzistoj ose jo pse njeri dëshiron me krijuar diçka e tjetri jo, e nëse veç krijohet diçka atëherë ndodh humbja e atij i cili nuk ka dëshiruar me u krijuar diçka (ekzistenca) e nëse nuk krijohet diçka atëherë dështon ai i cili ka dashur me krijuar. Për këtë arsye në të gjitha rastet është i pamundur idhujtaria. “Dhe me të (Allahun) nuk ka Zot tjetër, se atëherë do të shkonte secili Zot me atë që ka krijuar dhe do të ngritej njëri mbi tjetrin.” (El- Muëminunë, 91), e nëse ndodh kjo, atëherë do të dyluftonin mes vete, dhe njëri do të ishte i ngritur mbi tjetrin. Pastaj do të ndodhte revanshizmi në dy luftim e kjo do të ishte në kundërshtim me përsosmërinë absolute të Zotit. Idhujtarët e gjorë, kur të shohin diçka refleksive në gjithësi, si p.sh. Dielli mbi ta duhet ta dinë se ai i është nënshtruar Zotit, sepse ibadeti (adhurimi) ka kuptimin që robi me i krye urdhrat e Krijuesit, dhe epiqendër e ibadetit është planprogrami i Krijuesit me të gjitha ligjet dhe obligimet.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”