Thirrja për namaz

Thirrja për namaz

Për Muslimanët ishte bërë obligim falja e pesë kohëve të namazit.

Muhamedi a.s. i tubon muslimanët që të konsultohet se në çfarë mënyre të bëjmë lajmërimin e kohëve të namazit.

Në Medine, për çdo ditë muslimanët takoheshin pesë herë në ditë në xhaminë e Muhamedit a.s. dhe aty faleshin.

Pasiqë pesë herë në ditë ishte e vështirë për disa që të ishin të saktë në kohët e namazit, muslimanët filluan të mendojnë se si të bëjnë një sinjal për të treguar se ka filluar koha e namazit.

U tubuan te Muhamedi a.s. dhe secili e thoshte mendimin e tij, ndërsa Muhamedi a.s. i dëgjonte.

Njëri tha që t’i fryhet borisë.

Tjetri tha që t’u bihet kambanave.

Asnjëra prej tyre nuk i pëlqeu Muhamedit a.s. dhe as shokëve të tij.

Muslimanët shkuan në mbrëmje për të pushuar dhe secili mendonte se si të zgjidhej kjo çështje.

Të nesërmen në mëngjes, derisa Muhamedi a.s. ishte me shokët e tij, shkon Abdullah bin Zejdi dhe u tregon se e kishte parë në ëndërr një thirrës duke e thirrur ezanin në këtë mënyrë: “Allahu është më i Madhi, Dëshmoj se vetëm Allahu është Zot, Dëshmoj se Muhamedi është i dërguar i Allahut, Ejani në namaz, Ejani në shpëtim, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Vetëm Allahu është Zot.”

Muhamedi a.s. u gëzua shumë nga ky tekst i ezanit.

Pas pak vjen Umer bin Hatabi dhe tregon se e ka parë në ëndërr thirrjen me po këtë tekst.

Pastaj u paraqit edhe Aliu dhe tha se e kam parë edhe unë të njëjtën ëndërr me po të njëjtën thirrje.

Muhamedi a.s. kur dëgjoi edhe për ëndrrën e Aliut tha:

– Këto janë ëndrra të vërteta dhe ezani do të thirret ashtu si e keni parë.

Muhamedi a.s. shikoi shokët e tij, mori edhe pëlqimin e tyre dhe të gjithë u pajtuan.

Pastaj Muhamedi a.s. e urdhëroi Abdullah bin Zejdin që t’ia mësojë ezanin Bilalit që ta thërret për t’i lajmëruar muslimanët për faljen e namazit.

Bilali me të shpejtë u përgatit dhe hipi mbi xhami dhe e filloi ezanin:

ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER

ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER

ESHHEDU EN LA I LAHE IL-LALLAH

ESHHEDU EN LA I LAHE IL-LALLAH

ESHHEDU ENE MUHAMEDEN RESULULL-LLAH

ESHHEDU ENE MUHAMEDEN RESULULL-LLAH

HAJE ALES-SALAH, HAJE ALES-SELAH

HAJE ALEL-FELAH, HAJE ALEL-FELAH

ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER

LA ILAHE IL-LALLAH

Prej këtij momenti, Bilalli u bë muezini i parë i Muhamedit a.s. dhe i muslimanëve.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s