Porosia e fundit dhe vdekja
Muhamedi a.s. i kishte mbushur 63 vite.
E kuptoi se jeta e tij kishte ardhur në përfundim.
Muhamedi a.s. muslimanëve u tha se po ua lë vetëm një porosi:
“Përmbajuni Kur’anit dhe sunetit, gjithmonë do të jeni ngadhënjimtarë dhe kurrë nuk do të humbni”.
Pas kësaj porosie, Muhamedi a.s. ndërroi jetë dhe shpirti i tij u ngrit në qiell te Zoti i Madhëruar.
U përhap lajmi se Muhamedi a.s. ka vdekur.
Umeri me tërbim doli në qytet dhe tha:
– Kush thotë se Resulullahu ka vdekur, do të konfrontohet me mua, për shkak se Resulullahu ka shkuar tek Zoti sikurse Musai a.s., andaj do të kthehet prapë.
Vërtetë këto ishin momente të vështira për të gjithë muslimanët.
Në këto momente të papërballueshme, u paraqit Ebu Bekri i cili tha:
– O ju njerëz.
Kush ka besuar Muhamedin, le ta dijë se ai ka vdekur,
kush beson në Allahun, Ai është i gjallë dhe i përgjithmonshëm dhe nuk vdes kurrë.
Pastaj lexoi ajetin e Kur’anit ku Zoti i Madhëruar thotë:
“Muhamedi është vetëm pejgamber.
Edhe para tij ka pasur pejgamber.
Sikur të vdiste ai apo të vritej, a do të ktheheshit prapë gjurmëve tuaja.
Kush kthehet gjurmëve të veta nuk i bën asgjë dëm Allahut.
Allahu i shpërblen mirënjohësit.”
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”