Haxhi dhe ligjërata lamtumirëse
Muhamedi a.s. prej jetimit arriti të bëhej prijës i të gjitha fiseve arabe.
Prej të vetmuarit arriti të bëhej më i dashuri i të gjithë njerëzve.
Prej të varfrit arriti të bëhej kujdestar i të gjithëve.
Me dëshirën e Allahut arriti të përjetojë triumfin e punës së tij.
Në vitin e dhjetë të hixhretit qëndroi në kodrën Arafat.
Në Arafat rreth tij ishin grumbulluar njëqind mijë muslimanë për të kryer së bashku haxhillëkun.
Në haxhillëkun e fundit Muhamedi a.s. mbajti një fjalim ku tha:
“O njerëz.
Kjo shtëpi është e shenjtë.
Ky vend është i shenjtë.
Edhe gjaku është i shenjtë.
Kujdes, mos lejoni gjakderdhje se gjakderdhja është e ndaluar.
O njerëz.
Unë jam pejgamberi i fundit i Zotit, pas meje kurrë nuk do të ketë pejgamber, prandaj:
Faleni namazin.
Agjërojeni muajin e ramazanit.
Jepeni zekatin dhe kryejeni haxhillëkun.
Dëgjojini dhe respektojini prijësit tuaj – ua garantoj xhenetin.
Pasi e përfundoi ligjëratën zbriti ajeti kur’anor:
“Sot jua plotësova fenë tuaj, jua plotësova juve të gjitha të mirat, Jam i kënaqur që fe për juve vendosa Islamin”.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”