Mësuesi pa mend

Mësuesi pa mend

Në një shkollë ishte një mësues.

Ai nuk besonte në ekzistimin e Zotit.

Një ditë prej ditëve mësuesi hyri në klasë dhe i pyeti nxënësit:

– A më shihni?

– Po, të shohim – i thanë nxënësit.

– Pra unë ekzistoj – tha mësuesi.

Pastaj pyeti.

– A e shihni dërrasën e zezë?

– Po – iu përgjigjën nxënësit.

– Pra edhe dërrasa e zezë ekziston.

– A i shihni bankat?

– Po, i shohim bankat.

– Pra edhe bankat ekzistojnë.

Pastaj i pyeti:

– A e shihni Zotin?

– Jo – u përgjigjën nxënësit.

– Atëherë ku është Zoti, pasi ne nuk e shohim?

Njëri prej nxënësve i cili ishte i zgjuar, u ngrit në këmbë dhe i pyeti nxënësit:

– A e shihni mendjen e mësuesit?

– Jo – iu përgjigjën nxënësit.

– Atëherë mësuesi nuk paska mend!

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment