Mësuesi i mençur

Mësuesi i mençur

Ishte një mësues i mençur.

Ai i kishte katër nxënës.

Ai i mori katër molla dhe i shpërndau në katër nxënës dhe u tha:

– Merrini mollët dhe shkoni hajeni mollën në ndonjë vend ku nuk ju sheh askush.

– I pari shkoi dhe e ngrëni mollën nën shtrat.

– I dyti shkoi dhe e ngrëni mollën pas dollapit.

– I treti shkoi në dhomë dhe e mbylli derën me çelës dhe e ngrëni i vetmuar në dhomë.

– I katërti u kthye me mollë në dorë dhe i tha mësuesit: Nuk munda të gjej vend ku nuk më sheh askush, sepse Allahu më sheh gjithkund.

– Mësuesi e falënderoi nxënësin dhe e shpërbleu për provimin e dhënë dhe u tha nxënësve tjerë:

– Ju kam thënë që ta hani mollën ku nuk ju sheh askush. Po pse nuk e ditët se Allahu ju sheh juve gjithmonë, në çdo kohë dhe në çdo vend?

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment