ME GURALECË ËSHTË MUNDUR USHTRIA E EBREHESË

ME GURALECË ËSHTË MUNDUR USHTRIA E EBREHESË

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit? A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar? Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë- tufë! Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar! Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!”.

Fjala “guralecë”. Guralecët a kanë qenë prej zjarri apo këtu ka të bëjë me mikrobet, të cilët e kanë shkatërruar ushtrinë e elefantëve të Ebrehesë?

Në librin tonë “Mrekullia mjekësore në Kur’an” për këtë çështje kemi diskutuar shumë dhe me përkushtim të madh.

Imami i nderuar nuk e pranon se bëhet fjalë për mikrobet, sepse po të ishte ashtu, atëherë mikrobet do të ishin shpërndarë në tërë Mekën.

Pastaj Imami pyet: Cili shpend i mençur fluturon vetëm në një drejtim të përcaktuar, duke dashur t’ia lehtësojë çështjet Allahut.

Pra, Shejh Shaëraviju mendon se kanë qenë guralecë të vërtetë, e është larg asaj që thuhet se kanë qenë mikrobe e jo guralecë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s