HIPOKRITËT DHE DËNIMI I TYRE
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Vërtetë hipokritët janë në pjesën më të poshtme të zjarrit.”
Muhamedi s.a.v.s. ka thënë:
“Hipokriti njihet në tri cilësi: Kur të flet rrenë, kur të premton tradhton, dhe kur t’i besohet diçka tradhton.”
Cila është e vërteta e hipokritëve?
Shejh Shaëraviju thotë:
Allahu tallet me hipokritët përderisa ata veç kanë thënë: Vërtet ne jemi duke u tallur.
Zoti i Lartmadhëruar i thotë hipokritit:
“Pasi që ke bërë hipokrizi dhe ke thënë me gjuhë atë që nuk e ke në zemrën tënde, atëherë do të merremi me ty, kështu do t’i marrim prej teje sendet që i thua haptazi dhe do t’i vendosim me ligjet tona. Do të të lejojmë që ti të bashkëjetosh e me u martua me muslimanet, e me i trashëgua muslimanët, por me këtë e kemi për qëllim që ti të jesh i përgjithmonshëm në zjarr, në fund të fundit të xhehenemit. Ashtu siç ke vepruar ti o hipokrit, që haptazi ke qenë ndryshe, e fshehtazi ndryshe, ashtu edhe ne haptazi veprojmë ashtu siç sillesh haptazi se nuk ka Zot tjetër pos Allahut, pasi që thua: La i lahe il-lallah Muhamedun resulullah, pastaj Ne të llogarisim prej pabesimtarëve. A mos je ti o hipokrit vetëm ti lajkatar? Jo kurrsesi jo. Allahu është lajkatari më i mirë.”
Për këtë arsye Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: Allahu tallet, sepse fjala “ISTIHLA” ka domethënien: nënçmim, tallje e poshtërim.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”