FILLIMI I SUREVE ME SHKRONJA TË ALFABETIT
Dijetarët e mëhershëm dhe të sotshëm kanë diskutuar shumë rreth vendosjes së shkronjave të alfabetit arab në fillim të sureve.
Disa kanë thënë se janë shkronja tërheq-vërejtjes, thirrorë për t’u përgatitur i thirruri për të pranuar ajetet fisnike të cilat vijnë në vazhdim.
Të tjerët kanë thënë se shkronja “Kaf” është emërtim kodre, ndërsa disa shkronja tjera për qëllim emërtimin e disa sendeve lëndore.
Disa komentues mendojnë se: sepse këto shkronja janë përsëritur në Kur’an më shumë se shkronjat tjera.
Të tjerët mendojnë se janë shkronja logaritmike, pra thonë llogari të gjithësisë. Pra llogari në horizont, siç janë planetet, yjet dhe trupat tjerë qiellorë.
Dhe përderisa ka polemika rreth një çështjeje, kjo tregon për rëndësinë dhe problemin, apo rëndësinë e zgjedhjes së një problemi të madh. Posaçërisht kur dihet se Muhamedi a.s. nuk ka fol për të dhe nuk e ka pyetur askush për këtë edhe kanë ardhur variante dhe mendime të ndryshme.
Kur e kam promovuar librin tim “Mrekullia mjekësore në Kur’an” për këtë çështje e kam pyetur Imamin e nderuar Shejh Shaëravijun, Imami i nderuar është përgjigjur: Dijetarët e parë e kanë ditur për fillimin e këtyre sureve me këto shkronja, për këtë arsye edhe nuk kanë pyetur për to, pse sikur mos ta kishin ditur kuptimin e tyre do ta kishin pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. për to.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”