Lufta e Hendekut

Lufta e Hendekut

E vërteta është një, por të pavërtetat janë të shumta.

Drejtësia është një, por padrejtësitë janë të shumta.

Errësirat janë të shumta, por drita është dritë e cila shndritë në të gjitha drejtimet.

Në Medine jetonin Jehuditë.

Me Jehuditë Muhamedi a.s. kishte lidhur marrëveshje për të jetuar në paqe, qetësi, liri dhe marrëdhënie të përbashkëta tregtare dhe ekonomike. Mirëpo jehuditë ishin tradhtarë. Ata e tradhtuan Muhamedin a.s., shkuan në Mekë, i tubuan pabesimtarët e Mekës në krye me Ebu Sufjanin e i thanë:

– Ti përgatitu me një ushtri të fortë dhe eja në Medinë dhe sulmoi muslimanët nga jashtë, e ne në atë moment do të sulmojmë nga brenda.

Kur Muhamedi a.s. mori vesh se Ebu Sufjani kishte përgatitur një ushtri prej 10.000 ushtarëve, i mblodhi muslimanët e i pyeti se si të veprojnë.

Selman Faresiu ishte nga Persia dhe ai e kishte pranuar islamin.

Ai i thotë Muhamedit a.s.:

– Të hapim kanale në tri anët e qytetit të Medines, ashtu që kanalet të jenë të thella e kalorësit dhe devetë do të jenë të paafta të depërtojnë në Medinë, e ne do të jemi të mbrojtur në kodër.

Muhamedi a.s. e pranoi këtë propozim, dhe ai në krye e së bashku me shokët e tij ditë e natë pa pushuar hapën kanale të thella rreth e përqark Medinës.

Kështu, kur arriti Ebu Sufjani me ushtrinë e tij, gati sa nuk u çmend nga habia kur pa kanalin gjerë e të gjatë dhe nuk mundi të depërtonte në Medinë.

Jehuditë ishin brenda në Medinë, kështu që ishte e vështirë për ta që të komunikojnë me pabesimtarët për fillimin e sulmit sepse u rrezikoheshin familjet e tyre.

Zoti dërgoi erë të fortë dhe i prishi shatorët e idhujtarëve,

ushqimi i tyre u pakësua, kështu vendosën që të kthehen duarthatë në Mekë, e muslimanët me ndihmën e Allahut shpëtuan nga tradhtitë e tyre.

Zoti i Madhëruar thotë në Kur’anin fisnik: “O besimtarë, përkujtoni të mirat e Allahut që u ka dhënë juve, kur u erdhi një ushtri e fortë, e ne kundër tyre dërguam erën e fortë dhe një ushtri (të Melekëve) të cilën ju nuk e keni parë. Nuk ka dyshim, Allahu sheh se si veproni”.

Pasi ushtria e idhujtarëve u kthye në Mekë. Muhamedi a.s. urdhëroi Aliun që t’i sulmojë jehuditë dhe ata njëherë e përgjithmonë të largohen prej Medinës dhe muslimanët të sigurohen prej tradhtisë së tyre. Tradhtari humb gjithmonë me tradhtinë e tij. Ai kurrë nuk mund të fiton. Kështu edhe jahuditë të cilët ishin tradhtarë humbën, e për muslimanët ishte një fitore e madhe.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s