LOGJIKA DHE ROLI I SAJ
Çka është logjika dhe cili është roli i saj, dhe kur njeriu hamendet në mes të dy çështjeve, a është prej çështjeve të logjikës, apo jo?
Shejh Shaëraviju thotë:
Logjika është shqisë me të cilën dallohet njeriu. Logjika nuk ka punë aty ku nuk ka çka të logjikohet. Roli i logjikës është vetëm me zgjedh mes çështjeve, pra në fushën e zgjedhjes.
Çështjet të cilat nuk kanë zgjedhje por ato kanë vetëm një mundësi, vetëm një rrugë, aty nuk ka punë logjika, mirëpo në çështjet ku ka dy e më shumë mundësi, atëherë ndërhyn logjika për të zgjedh çështjen të cilën e mendon se është më e përshtatshmja.
Argument për këtë kemi, se kur mendja bllokohet, pra kur të çmendet njeriu, për atë njeri nuk ka obligim, pra hiqet obligimi prej tij, sepse në ato raste nuk ekziston mundësia e zgjedhjes, pra ai lirohet se nuk ka çka të zgjedh sepse është i çmendur.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”