Rruga për hixhret

Rruga për hixhret

Kurejshët pabesimtarë i mundonin muslimanët e dobët.

Muhamedi a.s. i këshillonte që të shkonin në Medinë, pasiqë atje gati se të gjithë e kishin pranuar Islamin.

Gati të gjithë muslimanët shkuan në Medinë, përpos një numri të vogël.

Prej Muslimanëve, në Meke ishte Ebu Bekri Sidiki, Aliu.

Prej të fundit i cili duhej të shpërngulej në Medine ishte Muhamedi a.s.

Kurejshët më së shumti i mundonte prania e Muhamedit a.s. në mesin e tyre.

Kurejshët vendosën që të zgjedhin nga një djalosh të fortë prej secilit fis dhe ta mbytnin Muhamedin a.s. në shtëpinë e tij.

Zoti e lajmëroi Muhamedin a.s. për këtë marrëveshje.

Ky ishte shkaku që Muhamedi a.s. e kishte obliguar Ebu Bekri Sidikin që t’i përgatit dy deve për udhëtim.

Kurejshët e kishin rrethuar shtëpinë e Muhamedit a.s. dhe ishin përgatitur që ta mbysin.

Muhamedi a.s. në shtratin e tij e la Aliun r.a.

Kur doli në derë, mori pak dhé dhe ua hodhi në fytyrat e kurejshëve.

Kur u hodhi dhe në fytyrat e tyre, kurejshët u shurdhuan dhe u verbëruan.

Muhamedi a.s. kaloi përmes tyre dhe nuk e hetuan fare.

Kur u erdhi shikimi, me të shpejtë hynë në dhomën e Muhamedit a.s.,

i ngritën shpatat lartë, por nuk e gjetën Muhamedin a.s. por Aliun.

Kjo i hidhëroi edhe më shumë, i ngrysën fytyrat e tyre dhe i shkulën flokët e tyre.

Kjo i hidhëroi edhe më shumë, pasi tradhtia e tyre nuk iu bëri dobi.

Këtë ngjarje e tregon Kur’ani:

VE XHEALNAA MIN BEJNI EJ’DIIHIM SEDDEN

VE MINHALFIHIM SEDDEN

FE EGSHEJNAAHUM FEHUM LAA JUBSIRUUN.

“Ne para (tyre) bëmë perde (pengesë),

po ashtu edhe pas tyre vendosëm perde

dhe mbuluam shikimin e tyre ashtu që nuk shihnin asgjë”.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment