Bllokada ekonomike ndaj muslimanëve

Bllokada ekonomike ndaj muslimanëve

Pabesimtarët dhe idhujtarët i humbën të gjitha shpresat se Muhamedi a.s. do të hiqte dorë nga rruga e tij.

Ata e shihnin se si dita-ditës numri i muslimanëve shtohej dhe nuk pakësohej.

Vendosën që muslimanët t’i bllokojnë ekonomikisht: Muhamedin a.s., familjen e tij dhe çdokënd që i përkrahte ata.

E nënshkruan një marrëveshje dhe e vendosën në Qaben e shenjtë.

Në marrëveshje ishte shënuar:

Muslimanët të largohen prej Mekes dhe të vendosen në shkretëtirë jashtë Mekes,

të mos blihet prej muslimanëve dhe të mos u shitet,

të mos martohen muslimanët dhe të mos martohen muslimanët.

Pas kësaj, filluan vite të vështira për muslimanët. Tri vite të plota me uri, etje, vështirësi.

Një ditë prej ditëve, Muhamedi a.s. e lajmëroi axhën e tij Ebu Talibin me një lajm të çuditshëm, ai i tha:

– O axha im! Zoti e ka urdhëruar krimbin që ta grimcojë letrën ku ishte nënshkruar kontrata dhe ishte vendosur në Qabe dhe krimbi e ka ngrënë të tërën përpos pjesën ku ishte shkruar: Në emër të Allahut.

Me të shpejtë Ebu Talibi shkoi në Meke dhe u tha pabesimtarëve të Mekës se kontratën të cilën e kishin nënshkruar e kishte ngrënë krimbi dhe kishte mbetur vetëm pjesa ku ishte e shkruar “Në emër të Allahut.”.

Pabesimtarët thanë: – Nëse kjo është e vërtetë, atëherë kontrata prishet dhe besimtarët mund të kthehen nëpër shtëpitë e tyre dhe e vazhdojnë jetën e tyre.

Kur shkuan në Qabe, pabesimtarët u befasuan, e nga habia gati sa nuk u çmendën kur e panë se ajo çka kishte thënë Muhamedi a.s. ishte e vërtet.

Kjo ishte një mrekulli e Zotit për t’u treguar pabesimtarëve se Muhamedi a.s. ishte i dërguar i Zotit, sepse Muhamedi a.s. ishte i lajmëruar prej Zotit për këtë ngjarje. Megjithëkëtë pabesimtarët vazhduan me kokëfortësinë e tyre duke thënë se kjo është magji, i thoshin Ebu Talibit se djali i vëllait tënd është magjistar dhe nuk besojmë se ai është pejgamber.

Kryesorja ishte se Muhamedi a.s. u kthye me familjen dhe besimtarët dhe kështu u thye bllokada ekonomike ndaj tyre.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment