Udhëtimi i Muhamedit a.s. për në Siri

Udhëtimi i Muhamedit a.s. për në Siri

Muhamedit jetim, pa nënë dhe pa babë, tash i vdes gjyshi.

Pas vdekjes së gjyshit, përkujdesjen e Muhamedit a.s. e merr axha i tij Ebu Talibi.

Ebu Talibi ishte axha i Muhamedit a.s.

Ai shkonte për tregti në Siri dhe Jemen.

Një ditë duke shkuar për Siri, e mori me vete Muhamedin a.s.

Rruga për në Siri ishte e gjatë dhe e vështirë.

Ishte sezon vere.

Dielli përcëllonte me rrezet e forta dhe shumë të nxehta.

Mbi Muhamedin a.s. gjithmonë qëndronte një re e cila i bënte hije, e freskonte ajrin dhe e përcillte Muhamedin a.s. këmba-këmbës.

Retë mbi Muhamedin a.s. lëviznin me urdhrin e Allahut që ta mbrojnë nga çdo vështirësi e rrugës.

Në mes të rrugës në qytetin Basra, karvani u ndal për të pushuar.

Në periferi të qytetit ishte një faltore, prift i të cilës ishte Buhejra.

Ai ishte i ditur, kishte lexuar shumë dhe kishte kuptuar shumë nga librat e mëparshme.

Kur karvani nisi rrugë për në Siri, Muhamedi a.s. u vonua.

Buhejra e pa se si karvani shkoi, ndërsa Muhamedi a.s. u ndal, e u ndal edhe mjegulla, e kur Muhamedi a.s. u nis, u nis edhe mjegulla, në bazë të kësaj, Buhejra e kuptoi se Muhamedi a.s. do të jetë pejgamber.

Buhejra e ftoi karvanin në gosti dhe kërkoi që të ndaleshin pak në faltoren e tij.

Pastaj filloi ta pyeste Muhamedin a.s. për shumë çështje.

Buhejra i tha Ebu Talibit:

– Ruaje këtë djalë se një ditë do të jetë pejgamber.

Ebu Talibi prej atij momenti filloi t’i kushtojë kujdes të posaçëm Muhamedit a.s.

–

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje