Rinia e Muhamedit a.s.
Muhamedi a.s. prej fëmijërisë kaloi në moshën e rinisë dhe pjekurisë.
Filloi të punojë.
Në fillim si bari e me vonë si tregtarë.
Hatixheja ishte grua fisnike, kurejshe, ishte e pasur dhe merrej me tregti.
Shumë dëshironin të martoheshin me Hatixhen, mirëpo ajo kishte refuzuar. Dhe ishte pajtuar me fatin e saj si e pasur dhe tregtare.
Ajo e kishte një punëtor që quhej Mejser, të cilin e dërgonte në Siri për tregti. Mirëpo i nevojitej edhe një punëtor.
Ebu Talibi ia dërgoi Muhamedin a.s. për punëtor të ri.
Muhamedi a.s. ishte i mençur, i drejtë dhe punëtor i mirë.
Hatixheja me Muhamedin a.s. fitoi profit të mirë, çka nuk e kishte fituar më parë. Hatixheja filloi të mendojë.
Muhamedi a.s. ishte:
– më i dalluari prej kurejshëve,
– më fisniku,
– më besniku,
– më i moralshmi,
– më i edukuari,
– më i popullarizuari.
Atëherë me vete tha, është mirë të martohem me Muhamedin a.s.
Hatixheja për ndërmjetësuese e dërgoi Nefisen e cila ishte e mençur.
Ajo i ofroi Muhamedit a.s. martesë me Hatixhen, dhe ai pranoi.
Më vonë u bë fejesa dhe martesa dhe çifti i ri filloi jetën e re, të çiltër dhe pa brenga.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”