Martesa e Abdullahut me Eminen

Martesa e Abdullahut me Eminen

Abdullahu ishte djalë i ri.

Ai ishte i pashëm, trim dhe kishte virtyte të mira.

Shumë vajza kishin dëshirë të martoheshin me të.

Përpos virtyteve të mira, ai në fytyrë kishte edhe dritën e Muhamedit a.s.

Baba i tij Abdul Mutalibi, për Abdullahun e zgjodhi vajzën fisnike Eminen.

Eminja ishte e bija e Vehbit.

Pasi u martua Abdullahu me Eminen, drita e Muhamedit a.s. kaloi prej Abdullahut në Eminen.

Emineja mbeti shtatzënë.

Pasi kaluan tre muaj kur ajo ishte shtatzënë, i vdes burri.

Emineja jetonte me mall e me shpresë duke e pritur lindjen e fëmijës.

Ishte mëngjes. Ditë e martë, 12 Rebul Evel, viti 571, Emineja lindi djalë.

Emineja u gëzua pa masë.      

Shërbëtori me të shpejtë shkoi te AbdulMutalibi duke e lajmëruar se Eminja ka lindur djalë.

Shërbëtori i thotë: – Gëzohu se Eminja ka lindur djalë.

AbdulMutalibi u gëzua shumë. I ftoi kurejshit dhe i pyeti se si ta quante djalin.

Secili propozonte emër çka nuk i përshtatej.

AbdulMutalibi vetëm tundte kokën dhe nuk e pranonte.

Në një moment dëgjon një zë:

– Emëroje Muhamed, emëroje Muhamed!

Emëroje Muhamed sepse ky djalë do te jetë i lavdëruar gjithmonë.

Do të lavdërohet dhe do të falënderohet prej gjithë popujve.

AbdulMutalibi pa hamendje u tha të gjithëve, kjo foshnje e ka emrin Muhamed.

Kur lindi Muhamedi a.s. shtëpia e Emines u mbush me dritë nga të gjitha anët. Trupi i tij shkëlqente.

Ra në sexhde, iu përkul ZOTIT, ndërsa drita rrezonte nga të gjitha anët.

–

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment