Thirrja në islam haptazi

Thirrja në islam haptazi

Muhamedi a.s. tri vite të plota ka thirrur në islam fshehtazi.

Pas tri viteve thirrjen e fillon haptazi.

Muhamedi a.s. hipi mbi kodrën e Mekës të quajtur Ebu Kabise dhe i thërret fiset arabe rend me rend:

– O benu Zahre,

– O benu Abdulmenaf, e kështu me radhë.

U tubuan të gjitha fiset e Mekës.

I thanë Muhamedit a.s.:

– Pse na ke thirrur?

Muhamedi a.s. u tha:

– Nëse ju them se pas kësaj kodre qëndrojnë kalorësit të cilët dëshirojnë ta ndryshojnë gjendjen tuaj, a më kishit besuar?

Të gjithë i thanë:

– Po të besojmë, se ti gjithmonë ke qenë besnik.

Atëherë Muhamedi a.s. u tha:

– Unë jam i dërguar i Allahut tek ju.

Lajmëtar dhe Qortues.

Ju ftoj që të besoni vetëm në Allahun dhe mos i përshkruani shok Atij.

Nga ky çast Muhamedi a.s. e filloi thirrjen Islame haptazi.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment