Muhamedi Besnik

Muhamedi Besnik

Shtëpia e parë e cila është ndërtuar për ta adhuruar vetëm Allahun është Qabja.

Qaben e ka ndërtuar Ibrahimi me të birin e tij Ismailin.

Në Qabe gjendet guri i zi, për të cilin thuhet se është guri i xhenetit.

Në fillim, ky gur ka qenë i bardhë, mirëpo idhujtarët (pabesimtarët) vazhdimisht e kanë prekur dhe kështu e kanë ndryshuar ngjyrën në të zezë.

Me kalimin e kohës Qabja ishte dëmtuar.

Kurejshët vendosën ta rindërtojnë.

Pasi i rrënuan pjesët e dëmtuara dhe e rindërtuan përsëri, kishte ardhur deri në konflikt në mes fiseve se kush do të vendosë “Haxherul Esvendin” në vendin e vet.

Secili fis dëshironte që ta vendosë sepse pastaj ai fis fitonte famë të madhe.

Gjendja ishte acaruar aq shumë, saqë vetëm sa nuk kishte ardhur gjakderdhja në mes tyre.

Në mënyrë që të shmangin gjakderdhjen, u morën vesh që, kushdo që do të paraqitej para tyre, të gjykonte se cili prej fiseve ta vendoste gurin në vendin e vet.

Pas pak u shfaq Muhamedi a.s., njerëzit filluan të thonë Emini, Emini (Besniku), të gëzuar, pasi e dinin drejtësinë dhe besnikërinë e Muhamedit a.s.

Pasi ia shpjeguan Muhamedit a.s. se si qëndronte puna,

ai e hoqi xhyben (rrobë e gjatë) e tij dhe e shtroi në tokë.

E vendosi gurin “Haxherul Esved” në të dhe u tha krerëve të fiseve që secili ta kapte njërin cep të rrobës, dhe kështu së bashku ta bartnin gurin deri te vendi i tij.

Kësisoj do të bëhej bartja nga të gjithë njëkohësisht dhe askush nuk mund të pretendonte për merita vetanake.

Ky propozim u pëlqeu të gjithëve, të gjithë u pajtuan, të gjithë u krenuan dhe e vendosën së bashku “Haxherul Esved” në vendin e vet.

E Muhamedit a.s. prej atij momenti të gjithë i thoshin:

“Muhamedu-l-Emin” – Muhamedi Besnik;

“Muhamedu-l-Emin” – Muhamedi Besnik.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s