Fillimi i zbritjes së Kur’anit
Muhamedi a.s. kishte dëshirë ta shikonte qiellin,
kishte dëshirë ta shikonte natyrën, gjelbërimin dhe
kishte dëshirë të mendonte për krijimin e tyre.
Shikonte, vështronte, dhe e kuptonte se harmonia në gjithësi është vepër e një Krijuesi absolut.
Vështronte, mendonte dhe e kuptonte se harmonia në gjithësi është vepër e një Krijuesi absolut.
E ai Krijues absolut është Allahu.
Muhamedi a.s. nuk i donte zotat të cilët i adhuronin arabët.
Për këtë arsye vetmohej në shpellën “Hira” që të mendojë dhe të qetësohej shpirtërisht.
Një ditë, në muajin Ramazan, gjegjësisht në natën e Lejletul Kadrit, deri sa ishte në shpellën Hira, i vjen meleku Xhibril, e shtrëngon Muhamedin a.s. e i thotë:
– Lexo!
Muhamedi a.s. i tha:
– Nuk di të lexoj.
Xhibrili i thotë përsëri:
– Lexo!
Iu përgjigj Muhamedi a.s.:
– Nuk di të lexoj.
Xhibrili në fund i thotë:
“Lexo në emër të Zotit tënd i cili ka krijuar,
ka krijuar njeriun nga gjaku i ngjizur.
Lexo – Zoti yt është më fisniku.
Ai ka mësuar (njeriun) të përdorë lapsin.
Ai ka mësuar njeriun çka nuk ka ditur e nuk di.”
Kështu filloi zbritja e Kur’anit.
“IKRE BISMI RABBIKE EL-LEDHI HALEKE
HALEKAL INSANE MIN ALEKE
IKRE VE RABBUKEL EKREM
EL-LEDHI AL-LEME BIL KALEM
AL-LEMEL INSANE MA LEM JEALEM.”
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”