Zekerijai a.s.

Zekerijai a.s.

Zoti i Madhëruar i ka zgjedhur: Ademin, Nuhin, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit prej të gjithë njerëzve.

Gruaja e Imranit ishte nga fisi fisnik.

Kujdesej për shtëpinë e shenjtë në Jerusalem.

Ajo dëshironte të lind një djalë që ai të kujdesej për shtëpinë e shenjtë.

Kur lindi vajzë e emëroi me emrin Merjem.

U lut te Zoti i Madhëruar që ta ruajë vajzën dhe pasardhësit e saj nga shejtani i mallkuar.

Përkujdesjen për vajzën e cila quhej Merjem e mori Zekerijai.

Zekerijai a.s. çdo ditë shkonte në shtëpinë e shenjtë për t’i dërguar ushqim.

Kur shkonte te Merjemja, dimrit shihte frytet e sezonit veror.

Kur shkonte te Merjemja, verës shihte frytet e sezonit dimëror.

E pyeste Merjemën:

– Prej nga këto pemë?

Merjemja i përgjigjej:

– Nga Zoti i Madhëruar. Ai furnizon këdo pa llogari.

Zekerijai a.s. e kuptoi se Merjemja ishte e furnizuar me pemë e perime prej Zotit të Madhëruar.

Ai kishte një dëshirë, që pas vete të ketë trashëgimtarë të mirë dhe të jetë pejgamber.

Për këtë Zekirijai a.s. u lut:

Zoti im, jam plakur, eshtrat më janë dobësuar, jam thinjur, mirëpo gjithmonë m’i ke pranuar lutjet. Më jep fëmijë që të jetë trashëgimtari im.

Zoti i Madhëruar ia pranoi lutjen e i tha:

O Zekerija, ti do të kesh një fëmijë i cili do të quhet Jahja.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment