Agjërimi i Zekerijait a.s.

Agjërimi i Zekerijait a.s.

Zekerijai a.s. e kuptoi se Merjemja ishte e furnizuar me pemë e perime prej Zotit të Madhëruar.

Ai kishte një dëshirë, që pas vete të ketë trashëgimtarë të mirë dhe të jetë pejgamber.

Për këtë Zekirijai a.s. u lut:

Zoti im, jam plakur, eshtrat më janë dobësuar, jam thinjur, mirëpo gjithmonë m’i ke pranuar lutjet. Më jep fëmijë që të jetë trashëgimtari im.

Zoti i Madhëruar ia pranoi lutjen e i tha:

– O Zekerija, ti do të kesh një fëmijë i cili do të quhet Jahja i cili gjithmonë do të jetë i gjallë sepse ai do të vdesë në rrugën e Allahut.

Zekerijai a.s. tha:

– Po si të kem fëmijë, kur jam plak, por edhe gruaja ime është plakë.

Zoti i Madhëruar i tha:

– Po edhe ty të kam krijuar, e ti nuk ke qenë fare.

Zekerija a.s. i tha:

– Më jep ndonjë shenjë që ta di se me të vërtetë do të kem fëmijë.

Zoti i madhëruar i tha:

– Tri ditë mos fol me njerëzit, por vetëm tregoju me shenja që ta lavdërojnë Zotin e Madhëruar ditë e natë.

Kështu lindi Jahjai a.s.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment