Taluti

Taluti

Beni Israilët një kohë të gjatë jetuan nëpër shkretëtirë.

Ata shpresonin se një ditë do të hynë në tokën e shenjtë të Palestinës.

Në Palestinë jetonin amalikët.

Pas disa betejave, amalikët kishin plaçkitur “arkën” në të cilin ishte Tevrati i Musës a.s.

Beni israilët kërkuan prej pejgamberit të tyre Samvil që Zoti të ju dërgojë atyre një Mbret të fortë i cili do të fitonte kundër amalikëve.

Pejgamberi tha:

– A jeni të bindur se kur t’ju kërkohet të luftoni, ju do merrni pjesë në luftë pa ngurrim?

Ata u përgjigjën:

– E pse të mos luftojmë ne për rrugën e Zotit?

Na përzunë nga shtëpitë e nga tokat tona.

Njerëzit e fëmijët tanë u shpërndanë në katër anët e botës.

Pas pak ditësh, Pejgamberi i thirri sërish dhe u tha:

– Zoti shpalli Talutin mbret për ju.

Ata u shtangën dhe thanë:

– Pse të jetë ai mbreti ynë? Ai është i varfër. Ne e meritojmë para tij të bëhemi mbretër.

Pas këtyre fjalëve, Pejgamberi u tha:

– Vendimin për t’u bërë ai mbret, e dha Zoti. Ai i dha atij pushtet e dituri. Përveç kësaj, Zoti e bën mbret atë që Ai do.

Ata thanë:.

– E si të besojmë ne se ai vërtet është zgjedhur mbret? Na duhet të shohim ndonjë mrekulli që ta besojmë këtë.

Pejgamberi tha:

– Arka e shenjtë që ka mbetur në dorë të armikut do kthehet sërish te ju. Melekët vetë do ua sjellin. Brenda arkës është Teurati dhe sendet e Musait e Harunit. Dhe kjo do jetë prova e mbretërisë së Talutit.

Të nesërmen, njerëzit u mblodhën në faltore për të dëshmuar mrekullinë.

Nisën të prisnin. Dhe, mrekullia ndodhi, para syve të të gjithëve.

Melekët po zbrisnin nga qielli arkën e shenjtë.

Kur panë me sytë e vet arkën që ua sollën melekët, atëherë ata e pranuan Talutin si udhëheqës.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment