Çdo vështirësi ka lehtësinë

Çdo vështirësi ka lehtësinë

Musai a.s dhe Haruni a.s. shkuan te Firauni.

Kur shkuan te Faraoni i thanë:

– Ne jemi pejgamberë, liroji Beni Israilët, mos i mundo.

Kthehu në rrugë të drejtë.

Firauni nuk pranonte t’i lironte beni Israilët.

Për këtë arsye Zoti i Madhëruar i solli Musait a.s. mrekulli të shumta:

– Karkalecat bënin zhurmë tërë natën dhe nuk i linin të flenë.

– Bretkosat bënin zhurmë tërë natën dhe nuk i linin të flenë.

– Morrat u ngjiteshin në trup dhe nuk i linin të qetë.

– Gjaku iu paraqitej në ujë dhe nuk mundnin të pinë ujë.

– Nuk mund të flinin dhe të pushonin.

– Nuk mund të qëndronin pa ushqim.

– Nuk mund të jetonin pa ujë.

Të gjitha këto e detyruan Faraonin të dorëzohet.

Firauni i tha Musait a.s.:

– O Musa, merri Beni Israilët e largohu nga këtu, vetëm na lërë neve të qetë.

Musai a.s. i mori Beni Israilët e u nis të largohej nga Egjipti.

Më pas Firauni prapë vendosi ta ndjek Musain a.s.

Përgatiti ushtrinë dhe u nis për ta zënë Musain a.s. dhe Beni Israilët.

Musai a.s. arriti në breg të detit, ndërsa Firauni me ushtrinë e tij e ndiqte pas.

Atëherë Zoti i Madhëruar i tha Musait a.s. që t’i bjerë detit me shkop.

Musai a.s. i ra detit me shkop, deti u ça në dysh.

Musai a.s. kaloi në anën tjetër të detit.

Firauni me ushtrinë e tij u nisën pas tij.

Kur arriti Faraoni në mes të detit.

Deti u bashkua dhe e përmbyti Faraonin me ushtrinë e tij.

Musai a.s. me Beni Israilët shpëtuan.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment