Jusufi a.s. në pallatin mbretëror
Një karvan shkonte prej Sirisë për në Egjipt.
Ndalet për të pushuar dhe për të pirë ujë.
Një njeri e hodhi kovën në bunar.
Papritmas gëzohet sepse kovën e nxori së bashku me një fëmijë.
Shkuan në Egjipt dhe e shitën Jusufin a.s. me një çmim simbolik.
Jusufin a.s. e bleu ministri.
Ministri i tha gruas së vet të kujdeset sikur ta kishte djalë.
Jusufi rritej pa brenga në pallatin e ministrit.
Zoti i Madhëruar i kishte dhënë bukuri, dituri dhe mençuri.
Bukuria e tij e shtyri gruan e ministrit që të dashurohej në të.
Ajo filloi që të zbukurohej për Jusufin, mirëpo Jusufi a.s. nuk tregonte interesim për të.
Kur e pa Zulejhaja se ai e refuzonte e ftoi në dhomën e saj.
Ia mbylli derën e u përgatit që të flejë së bashku me Jusufin.
Jusufi a.s. iku me të shpejtë.
Afër derës e takoi ministri.
Ai e kuptoi se Zulejhaja ishte gabim e i tha Jusufit: largohu nga ajo, ndërsa gruan e tij e këshilloi që të kërkoi falje për gabimin e bërë.
Në qytet përhapet lajmi.
Lajmi e irritoi Zulejhanë edhe më shumë.
Ajo i ftoi të gjitha gratë e qytetit.
U dha nga një mollë dhe thikë për të qëruar mollët.
Pastaj e urdhëroi Jusufin të hyjë në mesin e tyre.
Kur e panë bukurinë e Jusufit, mbetën gojëhapur dhe thanë:
– Ky nuk është njeri, me siguri është Melek fisnik.
I prenë duart e tyre e nuk e ndienin dhembjen.
Filluan ta ndjejnë dhembjen vetëm atëherë kur doli Jusufi a.s.
Edhe pse Jusufi a.s. ishte i drejtë, tradhtarët e shtynë atë që pas një kohe të hidhet në burg.
—
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”