Jusufi a.s. në burg

Jusufi a.s. në burg

Jusufi a.s. ishte në pallatin shtetëror.

Padrejtësisht e arrestojnë dhe e vendosin në burg.

Në burg, Jusufi a.s. i takoi dy shokë.

Që të dy kishin parë nga një ëndërr.

Jusufi a.s tha: – Më tregoni se çka keni parë në ëndërr.

I pari tha:

– Kam parë duke shtrydhë rrush dhe duke pirë verë.

I dyti tha:

– Kam parë se si mbaja bukë mbi kokë e shpendët hanin në të.

Jusufi a.s. të parit i tha:

– Do të shpëtosh dhe do t’i shërbesh ministrit.

Shokut të dytë i tha:

– Ti do të gjykohesh me vdekje.

Jusufi ishte komentues i saktë i ëndrrave.

Vërtetë ashtu siç i komentoi ëndrrat edhe ndodhi.

Shoku i parë u lirua.

Shoku tjetër u dënua me vdekje.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment