Firauni dhe mbytja e fëmijëve meshkuj
Faraoni ishte mbret i Egjiptit.
Ai kishte parë ëndërr se do të lindë një djalë nga mesi i Beni Israilëve.
Ai djalë kur do të rritej do t’ia merrte fronin.
Për këtë arsye urdhëroi ushtrinë e tij që çdo fëmijë i cili lindë djalë nga mesi i Beni israilëve të mbytet.
Ushtarët shkuan në një shtëpi tjetër aty pranë, ku një muaj më parë kishte lindur një djalë.
Ata e thyen derën dhe iu afruan lehonës duke e pyetur:
– A ti ke lindur para një muaji?
Gruaja u përgjigj:
– Po. Përse, çfarë ka ndodhur?
Ushtarët e pyesin:
– Ku e ke djalin?
Gruaja i pyet:
– Përse e doni djalin tim?
Ushtarët përsëri e pyesin:
– Ku është djali?
Gruaja e merr djalin dhe ua tregon.
Në çast, njëri nga ushtarët nxori thikën dhe ndër sy të nënës dhe të babait
e theri djalin pa pikë mëshire.
Më pas e hodhën përtokë dhe të gjithë u larguan, duke lënë pas vajin dhe panikun.
Të gjithë banorët e lagjes u tronditën nga kjo ndodhi dhe mbetën pa fjalë.
Banorët e lagjes iu drejtuan babait të foshnjës që sapo e kishin therur:
– Çfarë ke bërë që të ndodhi kjo?
Ky ishte një krim i shëmtuar sepse Firauni frikohej se ndonjëri prej foshnjave do t’ia merrte frontin.
—
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”