Durimi shpërblehet

Durimi shpërblehet

Jakubi a.s. mërzitej për djalin e tij të humbur.

Ai qante për të, por qante kur ishte i vetmuar.

Nga të qarit e tepërt Jakubi verbohet.

Fëmijët e qortonin e i thoshin se ti po mërzitesh shumë e kjo të ka verbuar.

Atëherë Jaëkubi a.s. tha:

– O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni në Egjipt për Jusufin dhe vëllanë e tij.

O bijtë e mi, mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut.

O bijtë e mi, vetëm populli pabesimtar e humb shpresën në Allahun.

Kur shkuan kësaj radhe në Egjipt.

Jusufi a.s. i pyeti:

– A e dini si keni vepruar me Jusufin dhe vëllanë e tij?

Vëllezërit me habi thanë:

– Nga e di ti për Jusufin?

Jusufi a.s. tha:

– Sepse Jusufi jam unë, e ky është vëllai im.

Vëllezërit e ulën kokën, u turpëruan.

E pranuan gabimin e tyre dhe

kërkuan falje nga Jusufi a.s.

Jusufi tha:

– E lus Allahun të jua falë gabimin. Ai është më i mëshirshmi i të gjithë mëshiruesve.

Kthehuni në shtëpi.

Merrni këtë këmishë dhe lëmoni sytë e babait dhe do t’i kthehet shikimi.

Vërtetë ndodhi mrekullia e Allahut. Jakubit a.s. i erdhi shikimi.

Jakubi së bashku me djemtë dhe familjen e tij shkoi në Egjipt te Jusufi a.s.

Pastaj edhe vendosi të jetojë atje.

Jusufi a.s. i priti me zemërgjerësi e i tha babait të tij:

“O babai im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme.

Zoti im tani e bëri realitet.”

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment