POLEMIKA DHE ARGUMENTIMI NË EKZISTIMIN E ZOTIT

POLEMIKA DHE ARGUMENTIMI NË EKZISTIMIN E ZOTIT

Allahu i Lartmadhëruar ka ekzistua para ekzistencës, atëherë kur nuk ka pasur asgjë pos Tij, ashtu siç është regjistruar në hadith në Musnedin e Imam Ahmedit. Ekzistimi i Zotit të Lartmadhëruar është i vazhdueshëm dhe nuk ka mbarim dhe njeriu as që mund të ketë mundësi ta përkufizojë mënyrën e ekzistimit të Zotit pa fillim dhe pa mbarim.

Atëherë për çka bëhet polemika? Polemika bëhet rreth argumentimit për ekzistimin e Zotit apo rreth tentimit për vërtetimin e ekzistimit të Zotit?

Në lidhje me temën për ata që polemizojnë ekzistimin e Zotit apo mundohen të vendosin argumente për ekzistimin e Zotit, i nderuari Shejh Muhamed Muteveli Shaëraviju në rend të parë pyet: Çka është ajo që të ka shtyrë në këtë, të ka lodhur ty, e ka lodhur mendjen dhe logjikën tënde për të sjellë argument për ekzistimin e Zotit.

Shejhu na zbulon një sekret shumë të rëndësishëm në lidhje me këtë kur thotë: Allahu ekziston në vetveten tonë instinktivisht dhe natyrshmërisht. Ai ekziston në tërë jetën e qenies tonë. Ai i cili tenton të sjellë argument mbi ekzistimin e Allahut, në të vërtetë ai veç e ka vërtetuar ekzistimin Allahut, pa pasur nevojë për argument.

Argument për ekzistimin e Allahut, sepse kërkesa e argumentit dhe angazhimi i mendjes në të, do të thotë se Allahu ekziston në ne natyrshmërisht, e ndiejmë dhe e përjetojmë dhe e dimë se ekziston. Sepse ekzistimi i Allahut qenka para tentimit për të gjetur argument. Ky tentim është prezent dhe do të jetë prezent deri sa të ekzistojë jeta. Vërtet ky është një apelim se Zoti ekziston, ndërsa ne tentojmë dhe përdorim atë çka mendjes i përshtatet për të gjetur argumente.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s