MREKULLIA E ISRASË DHE MIËRAXHIT
Mrekullia e Israsë dhe miëraxhit është prej mrekullive shumë interesante të islamit e cila ka sjell argumente dhe fakte të fuqishme për me i befasua kokat e pabesimtarëve dhe hipokritëve. Çfarë komenti jep Shaëraviju në lidhje me këtë mrekulli.
Imami i nderuar thotë:
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka bërë Isranë pastaj është ngritur në qiellin e shtatë në Sidretul Munteha me fuqinë e Allahut ndërsa ne në ditën e Kijametit ku do të jemi me fuqinë e Allahut të Lartmadhëruar.
Po mos të ishte ajeti Kur’anor “Ju nuk mund të ngriheni” vetëm se me fuqinë e (Allahut) disa njerëz nuk kishin me pranua Isranë dhe Miëraxhin, po pasi që ky ajet ka zbritur kjo do të thotë se Zoti i Lartmadhëruar me fuqinë e tij e bën kë të dojë të ngrihet në qiell dhe ashtu qysh e përcakton ai.
Nëse e dëgjojmë ndonjërin duke thënë: njeriu është ngritë në hapësira të qiellzave dhe të tokës, pasi që ai ka hypë në hënë. Ne i themi atij se njeriu është ngrit në lartësi prej milionave vit drite vetëm për disa sekonda ndërsa hëna është vetëm një largësi e vogël e qiellit të parë të botës, dhe duket që prej miliona vite drite të hiqen dy sekonda për të arritur në largësinë e thellë e cila është prej qiellit të kësaj bote. Dhe ende nuk ka arrit as në qiellin e parë.
Vazhdon Shejh Shaëraviju e thotë:
Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për me iu kundërpërgjigj atyre që tentojnë të thonë se Kur’ani është libër njeriu, e e harrojnë fuqinë e Allahut, dhe mundohen me të arritura të vogla që edhe ata vet e kuptojnë se askund ende nuk janë ngritur, sepse unë kur bëj analizë se për disa sekonda kalohen miliona vit drite, nuk mund të them, apo njeriu i logjikshëm nuk mund të thotë se është ngrit në lartësi të qiellit të tokës prej miliona vite drite.
Për këtë arsye, muëxhizja e Israsë dhe Miëraxhit është e përgjithmonshme, dhe do të mbetet deri në ditën e kiametit, dhe njeriu nuk mund të arrij pa marr parasysh në çfarë niveli të diturisë dhe fuqisë të arrijë për me u ngritë në hapësirat e qiellërave dhe tokës. Ai
nuk mund të ngritet as në qiellin e botës e mos të flasim në shtatë qiejt. Mrekullia e Miëraxhit do të mbetet mrekulli e cila i fton njerëzit në besimin në Allahun, në fuqinë e tij, mrekulli e cila meriton adhurimin në një Zot.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”