Ndërtimi i pendës kundër Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve

Ndërtimi i pendës kundër Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve

Dhulkarnejni ishte Pejgamber dhe i fuqishëm.

Duke udhëtuar e takoi një popull.

E takoi një popull i cili jetonte në mes të dy kodrave.

Ai popull sulmohej nga jeëxhuxhët dhe meëxhuxhët.

I kërkuan ndihmë ndaj jexhuxhëve dhe mexhuxhëve dhe për këtë deshën ta paguajnë Dhulkarnejnin.

Dhulkarnejnin u tha:

– S’kam nevojë për pasurinë tuaj.

Allahu më ka dhënë më mirë sesa ajo që gjendet tek ju.

Dhulkarnejni e pa që mënyra më e mirë është ta bëjë një pengesë në mes dy kodrave.

Dhulkarnejni e urdhëroi popullin që ta gropojnë tokën afër dy kodrave.

Gropuan në mes dy kodrave me qëllim që të vendosej themel.

Vendosi themele të forta ku do të ndërtohej penda.

Populli e gropoi atë derisa arritën në thellësi.

Pastaj Dhulkarnejni filloi me vendosjen e themelit në këtë gropë, duke hedhur gurë e rërë.

Ky vend ishte i pasur me hekur dhe bakër, ashtu siç ishte i pasur me pemë, male, e gjallesa të ndryshme të cilat ishin mbledhur nga vendet e largëta.

Pastaj i urdhëroi që ta ndezin zjarrin nën bakër.

Kur u shkri bakri, e hodhi mbi gurët që i kishte vendosur në këtë gropë dhe kështu ky themel u bë shumë i fortë.

Pas kësaj i urdhëroi që të sjellin copa të mëdha të hekurit, të cilat i vendosi njërën mbi tjetrën, derisa i barazoi me majat e bjeshkëve.

Pastaj i urdhëroi që ta ndezin zjarrin nën këtë hekur dhe të sillet një grumbull tjetër me bakër, nën të cilin urdhëroi të ndizet zjarri.

Pasi që u shkri hekuri dhe bakri, erdhi periudha e fundit e ndërtimit të pendës.

Dhulkarnejni a.s. përfundoi ndërtimin e pendës.

Jexhuxhët dhe mexhuxhët shkuan përsëri për të bërë çrregullime.

Jexhuxhët dhe mexhuxhët e panë pendën e lartë përballë tyre.

U munduan ta thyejnë dhe ta kapërcejnë, mirëpo pa sukses.

Dhulkarnejni u ndihmoi dhe ata triumfuan ndaj popullit kriminel.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment