DËNIMI NË VARR PËR TË PËRMBYTURIT NË UJË, TË DJEGURIN DHE TË COPËTUARIN (TË CILËT NUK VARROSEN)
A dënohet në varr i përmbyturi në ujë, i djeguri, i copëtuari të cilën e han egërsira dhe ia shpërndajnë pjesët e trupit?
Përgjigje: Po, jep përgjigje në varr me të gjitha pjesët e tij, Zoti i Lartmadhëruar në Kur’anin fisnik ka thënë: “Ne veç e kemi ditur sa dhe çka prej tyre pakëson dhe tretë toka, dhe te Ne është libri i sigurt dhe i ruajtur.”
Është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: O i Dërguari i Allahut: Si do të na tuboj Zoti ynë pasi që të na bartin erërat pjesët tona dhe të hajn egërsirat prej trupave tonë?
Muhamedi a.s. është përgjigj: “Po ju tregoj se kjo është e gjithë në kompetencën e Allahut. E tërë toka shikohet (kontrollohet) nga qielli dhe ajo është si copëz e lagur dhe i thuhet: Mos gjallëro fare, pastaj Allahu i thotë qiellit, nuk të kanë mbetur vetëm pak ditë, pastaj Allahu e kontrollon atë dhe ajo është si një gllënjkë (pikë uji). Për Zotin, Ai ka mundësi të ju tubojë prej uji, ashtu siç i tubon bimët në tokë”.(E ka regjistruar Ahmedi)
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”