Nuk favorizohet çështja vetëm për shkak të argumenteve të shumta  

Dr. Musli Vërbani

Nuk favorizohet çështja vetëm për shkak të argumenteve të shumta

 

Kuptimi i rregullit

 

Nëse për një çështje paraqitet një argument i fuqishëm dhe shumë kundërargumente të dobëta, nuk i jepet përparësi argumenteve dhe arsyeve të shumta, por i jepet përparësi fuqisë së arsyes dhe argumentit.

Një argument të fuqishëm nuk mund ta dobësojnë dhjetë kundërargumente apo arsye të dobëta.

Nuk mund të thuhet se arsyet dhe argumentet e forcojnë njëra tjetrën kur përball kanë argumentin dhe arsyen e fuqishme, për këtë shkak i jepet prioritet dhe favorizohet çështja e cila e ka arsyen dhe argumentin më të fuqishëm.

Nëse një akuzues i ka dy dëshmitarë dhe i akuzuari i ka dhjetë dëshmitarë, atëherë vendoset në peshore dëshmia e dy dëshmitarëve me dëshminë e dhjetë dëshmitarëve.

Po ashtu, nëse një njeri e plagosë një njeri tjetër njëherë, dhe tjetri e plagos këtë njeri disa herë dhe vdesë (ai i cili është plagosur një herë), atëherë nuk shikohet (nuk krahasohet) numri i plagëve, por përcaktohet vetëm vrasja. Kjo nga shkaku se i jepet përparësi fuqisë së arsyes dhe argumentit dhe jo sasisë apo numrit të arsyeve dhe argumenteve.

Lini një koment