Namazi i ISTIHARES (përzgjedhjes) dhe Lutja e ISTIHARES (përzgjedhjes)

Dr. Musli Vërbani

Namazi i ISTIHARES (përzgjedhjes) dhe Lutja e ISTIHARES (përzgjedhjes)

 

Namazi nuk përkthehet me fjalën “Lutje”, por mund të themi se çdo namaz është lutje dhe çdo lutje nuk është namaz.

Njeriu lind, rritet dhe zhvillohet.

Kur të rritet fillon të marr detyra dhe përgjegjësi.

Kur ta kryen shkollën mesme duhet të përcaktohet (drejtimin shkollor) për profesionin e tij.

Kur ta kryej fakultetin konkurron për punësim (ndoshta konkurron në më shumë se një vend dhe në të njëjtën kohë) dhe pranohet.

Kur t’i vjen koha e martesës duhet të zgjedh shokun e jetës, etj., etj.

Përpos lutjes së ISTIHARËS (Përzgjedhjes) kemi edhe namazin e ISTIHARËS (Përzgjedhjes).

ISTIHARE do të thotë:

– të zgjedhësh një çështje prej dy çështjeve, ose

– të zgjedhësh apo të refuzosh një çështje.

Namaz i ISTIHARËS përbëhet prej dy rekateve.

Dy rekatet e këtij namazi janë të njëjtat me sunetin (ose farzin) e Sabahut.

Pasi të falen dy rekate, në fund e bëhet duaja e transmetuar nga Muhamedi a.s. të cilën po e shënojmë më poshtë:

O Zot, përzgjedh për mua me Njohurinë dhe Diturinë Tënde.

Të lutem për të mirat Tua të mëdha.

Ti Përcakton dhe unë nuk mund të përcaktoj.

Ti Di ndërsa unë nuk di.

O Zoti im, nëse e di se kjo çështje është e dobishme për mua, për fenë time dhe për jetën time në botën tjetër, përcaktoje për mua.

Lehtësoje për mua dhe bekoje për mua.

O Zoti im, nëse e di se kjo çështje është e dëmshme për mua, për fenë time dhe për jetën time në botën tjetër, largoje nga unë dhe mos e përcakto për mua.

Për mua përcakto të mirën, pastaj më bën të jem i qetë i lumtur dhe i kënaqur.

(Kjo lutje mund të printohet/shkruhet dhe pastaj të lexohet në gj. shqipe, por kush dëshiron mund ta lexoj edhe në gj. arabe)

 

Teksti në gj. arabe:

Allahume inij estehijruke bi ilmike

Ve estekdiruke bi kudretike

Ve es eluke min fadlikel adhimë

Fe ineke tekdir ve la ekdir

Ve tealemu ve la ealem

Ve ente al-lamul gujub.

Allahume in kunte tealemu hadhel emr hajrunli

Fi dijni ve meashij ve akibetu emri fekdirhu li

Ve jesirhu lij thume barik li fijh

Ve in kunte tealemu enne hadhel emr sherrun lij

Fi dijnij ve meashij ve akibetu emrij fesrifhu

Ani vesrifnij anhu vekdir lijel hajru hajthu

Kane thume redinij bih.

(Transmeton “Xhematu” përpos muslimit).

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s