Zekati për lozën e epërme dhe për lozën e poshtme

Dr. Musli Vërbani

Zekati për lozën e epërme dhe për lozën e poshtme

 

Zekati nuk lejohet për lozën e poshtme dhe lozën e epërme.

Çka nënkuptojmë me lozën e epërme dhe lozën e poshtme?

 

Loza e poshtme janë:

  • Fëmijët (djem dhe vajza)
  • Fëmijët e fëmijëve (fëmijët e djemve dhe fëmijët e vajzave), e kështu me radhë.

 

Loza e epërme janë:

Prindërit (baba, nëna)

Gjyshërit dhe gjyshet nga ana e babës.

Gjyshërit dhe gjyshet nga ana e nënës, e kështu me radhë.

 

Sa i përket familjarëve tjerë si f.v.: vëllezërve, motrave, xhaxhallarëve, tezeve, dajallarëve, hallave (dhe fëmijëve te tyre), këtyre u takon Zekati.

Muhamedi a.s. ka thënë:

Sadakaja (Zekati) për të varfrin është sadaka, por, për farefisin ka rëndësi të dyfishtë: sadaka dhe lidhje farefisnore.

Nga hadithi kuptojmë se zekati (sadakaja) për farefisin ka vlerë të dyfishtë:

– vlerë të sadakasë dhe

– vlerë të lidhjes farefisnore.

Lidhja farefisnore ndërlidh dhe forcon lidhjen me Allahun, ndërsa ndërprerja e lidhjes farefisnore ndërprenë dhe dobëson lidhjen me Allahun.

 

Urtësia e këtij rregulli

 

Ligji Islam nuk e lejon zekatin për lozën e epërme dhe lozën e poshtme sepse zekatdhënësi e ka për obligim për përkujdesje dhe për t’i ushqyer këto kategori dhe nëse u jep këtyre kategorive atëherë ai ka realizuar përfitim personal sepse  shpenzimi për këto kategori duhet të jetë nga pasuria e tij personale përpos zekatit, ndërsa zekati dhe përkujdesja nuk mund të jenë në të njëjtën kohë për një person.

 

Lini një koment