ÇKA KËRKOHET PËR TË VEPRUAR PASI TË VARROSET I VDEKURI

Dr. Musli Vërbani

 

ÇKA KËRKOHET PËR TË VEPRUAR PASI TË VARROSET I VDEKURI

 

  1. Pasi të vendoset i vdekuri në varr, mirë është të mbulohet

varri në tërësi.

  1. Mustehab është që t’i hidhet minimum tre grushta dhé (tri lopata) duke filluar nga ana e kokës.

Inb Maxhe transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. pasi ia ka falë xhenazen një të vdekuri ka shkuar te varri dhe ka hedhur tre grushta dhé në drejtim të kokës së të vdekurit.

  1. Mustehab është që kur të hedh dheun herën e parë të thotë: Minha haleknakum” (Prej asaj [tokës] Ne u krijuam ju),

herën e dytë të thotë:  Minha nuidukum” (e ju do t’u kthejmë përsëri në të),

herën e tretë të thotë:  Ve minha nuhrixhukum tareten uhra” (e prej saj do t’ju ringjallim [nxjerrim] përsëri).

  1. Mustehab është të qëndrohet një kohë pranë varrit pas varrimit.
  2. Të kërkohet falje për të vdekurin dhe të bëhet lutje për të. Përpos duave të përpiluara, mirë është të bëhet kjo dua:

“Allahume hadha abduke ve ente ealemu bihi mina

ve ma nealemu minhu il-la hajren

Fe kad exhlestehu li tes’elhu

Allahume thebbit-hu bil kavli thabit fil ahireti

kema thebettehu fid-dunja.

Allahumerhamhu velkihhu bi nebijihi Muhamed s.a.v.s.

ve la tudilna beadeh ve la tuhrinna exhreh ve la tuftina beadeh

vegfir lena ve lehu ve li sairil muslimine.

 

Transmeton Othmani r.a. se Muhamedi a.s. pasi varrosej i vdekuri qëndronte edhe pak dhe thoshte:

Kërkoni falje për të vdekurin (vëllain tuaj) dhe kërkoni që t’ia forcojë fjalët e tij në botën tjetër, sepse ai tani është duke dhënë përgjigje”.

(Ahrexhehu Ebu Davudi dhe Hakimi)

 

  1. Talkini për të vdekurin

Talkini është mustehab edhe para se të vdesë edhe pasi të varroset, sepse Muhamedi a.s. ka thënë:

Këndojani talkinin të vdekurve tuaj duke iu përkujtuar atyre  La ilahe il-lall-llah”.

Minimumi i tallkinit është fjala  La ilahe il-lall-llah”, ndërsa edhe teksti si vijon:

Udhkur ma harexhte mined-dunja

Shehadeten en La ilahe il-lall-llah

ve enne Muhameden resulull-llah,

ve enneke redijte bilahi rabba,

ve bil islami dina,

ve bi Muhamedin nebija.

ve bil Kur’ani Imama.

 

Mirë është që të bëhet edhe kjo dua pas varrimit:

“O Zoti ynë! Ky është robi yt.

Të vërtetën për të e di Ti më së miri.

Ne e dimë se ka qenë i mirë.

Tani Ju e merrni në pyetje.

O Zoti ynë ndihmoi që (të jap provimin),

të jep përgjigje të fortë, ashtu siç i ke ndihmuar në këtë botë.

O Zot mëshiroje.

Takoje me pejgamberin e tij Muhamedin a.s.

Neve mos na humb,

na mundëso që edhe ne të kemi shpërblim prej tij,

mos na sprovo me sprova pas tij.

Na fal neve, atë dhe të gjithë muslimanët.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s