Dr. Musli Vërbani
MENDUBET E NAMAZIT TË XHENAZES
Mendubet e namazit të xhenazes janë:
- Ngritja e duarve në tekbirin e parë pas nijetit.
- Të filluarit me falënderim Allahun, salavatet për pejgamberin dhe dua për të vdekurin.
- Vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën.
- Mustehab është që pas tekbirit të parë të këndohet: Subhaneke Allahume vebi hamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve xhel-le thenauke ve la ilahe gajruke.
- Bërja e duasë-lutjes në heshtje.
- Imami të qëndrojë sa më afër kokës te i vdekuri mashkull, ndërsa në mes te e vdekura.
- Mustehab është që tekbirat dhe selami të bëhet me zë.
- Mustehab është të jenë tre rreshta e më shumë.
- Drejtimi i rreshtave.