Tregueshmëria e përgjithësuesit

Dr. Musli Vërbani

Tregueshmëria e përgjithësuesit

 

Forma e përgjithësuesit përdoret për gjithëpërfshirje dhe përmbledhje të të gjitha njësive.

 

Përgjithësuesi i mbetur prej përgjithësimit tregon për të gjitha njësitë dhe ligjësimi është se përgjithësuesi vepron te të gjitha njësitë që i përkasin asaj, përderisa nuk tregon për specifikimin e tij.

 

Përgjithësuesi i posaçëm tregon atë se çka ka mbetur prej individëve pas specifikimit, në bazë të hamendjes, e jo në formë të prerë, sepse, në shumicën e rasteve, në argumentimin e specifikimit duhet që të jetë e arsyetuar, e ky arsyetim mund të jetë real në individë tjerë prej asaj çka ka mbetur pas specifikimit, e për shkak të ekzistimit të kësaj mundësie, atëherë çka të jetë prej përgjithësuesit nuk tregon në formë të prerë, por në formë jo të prerë.

Lini një koment