Dr. Musli Vërbani
Të përgjithësuarit mbështetës apo të përgjithësuarit nga anulimi retorik
Mbështetës është fjala e cila plotëson fshehjen (anulimin retorik), që do të thotë se fjala nuk është e drejtë po të mos e ketë atë fshehje.
Kemi fshehje (përemra paramendues) të shumënumërt. A paramendohen të gjithë përemrat, apo mjafton njëri prej tyre? Pra të paramenduarit është mbështetësi.
Mbështetësi (anulimi retorik) është shprehje shtesë e tekstuales. Me fjalë tjera, mbështetje është ajo çka fshihet detyrimisht nga fjalia e drejtë e folësit.
Mbështetësi (anulimi retorik) është dy llojesh:
- Çka e kërkon të shprehurit e drejtë.
- Çka e kërkon dispozita vendimmarrëse për të qenë ligji i domosdoshëm.
- Çka e kërkon të shprehurit e drejtë.
Hadithi i Muhamedit a.s. “Është hequr nga Umeti im gabimi dhe harresa”.
Fjala “heqje”, pa kurrfarë dyshimi nuk është qëllimi i heqjes në tërësi, sepse edhe gabimi edhe harresa janë faktike, kështu që patjetër duhet t’i mbështetet diçka për të qenë fjalia e drejtë, e ajo mund të jetë:
– ose ndëshkimi,
– ose llogaritja, e të ngjashme.
“Është hequr (ndëshkimi) nga Umeti im gabimi dhe harresa”.
“Është hequr (llogaritja) nga Umeti im gabimi dhe harresa”.
Shihet se “mbështetje” është ajo çka fshihet detyrimisht nga fjalia e kuptimit të drejtë të folësit.
- Çka e kërkon ligji vendimmarrës për të qenë ligji i domosdoshëm.
Shembull:
Liroje robin tënd për mua për dhjetëmijë.
Kjo është nënrenditje e fjalisë, sepse patjetër duhet të pronësohet robi, e që pastaj të lirohet.