Dr. Musli Vërbani
Specifikimi i përgjithësuesit me të kuptuar të kundërt
“Të kuptuarit e kundërt” është ajo çka është e kundërta e fjalës.
Të kuptuarit e kundërt është specifikuese.
E kuptuara e kundërt se është përgjithësuese e ka bazën në atë se nëse i thuhet një njeriu: Në bagëtinë, e cila kullotet në fushë është farz zekati, kjo jep të kuptojë se në bagëtinë në ahur nuk ka zekat.
Shembull:
Thënia e Pejgamberi s.a.v.s.:
“Për bagëtinë në fushë jepet zekati”.
E kuptuara tregon se zekati jepet për bagëtinë në fushë.
E kuptuara e kundërt tregon se nuk ka zekat për bagëtinë në ahur (jo në fushë).
Këtë specifikim të së përgjithshmes e bënë hadithi tjetër: “Në çdo dyzetë dele, një dele jepet zekat”.
Ky hadithë tregon për obligueshmërinë e dhënies së zekatit për çdo dyzetë dele, pa marrë parasysh a janë në ahur apo në fushë.