Specifikimi i Kur’anit me Kur’an

Dr. Musli Vërbani

 

Specifikimi i Kur’anit me Kur’an

 

Teksti kur’anor mund të jetë specifikues.

Lejohet specifikimi me Kur’an pa marrë parasysh se ai specifikim a është i ngjitur me tekstin e përgjjithshëm (ndërfjalor) apo është specifikim me tekst të mëvonshëm (jashtafjalor) kështu që specifikimin me Kur’an mund ta ndajmë në dy tema:

 

  1. Specifikimi i përgjithësuesit Kur’anor me tekst të ngjitur të Kur’anit.

 

  1. Specifikimi i përgjithësuesit Kur’anor me tekst të mëvonshëm të Kur’anit.

 

 

  1. Specifikimi i përgjithësuesit Kur’anor me tekst të ngjitur të Kur’anit.

 

Shembull:

“Dhe ka lejuar Allahu shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën”.

Ajeti në mënyrë të përgjithshme e ka lejuar çdo lloj shitblerje. Pastaj në vazhdim të ajetit është bërë specifikimi me ndalimin e kamatës.

Pjesa e parë e ajetit:

“Dhe ka lejuar Allahu shitblerjen” është përgjithësues. Pastaj e ka bërë specifikimin me vazhdimin e ajetit në ndalimin e kamatës: “dhe e ka ndaluar kamatën”.

 

  1. Specifikimi i përgjithësuesit kur’anor me tekst të mëvonshëm të Kur’anit.

 

Shembull:

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar në suretul Bekare, ku thotë:

“Të shkurorëzuarat le të presin me veten e tyre tri kohëra të pastrimit”.

Ajeti është i përgjithshëm që do të thotë se përfshin në vete shtatzënat dhe jo shtatzënat.

Zoti i Lartmadhëruar ka bërë specifikimin e shtatzënave, ku thotë:

“Sa i përket shtatzënave, afati i pritjes së tyre është derisa të lindin”.

Shembull tjetër:

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar në suretul Bekare, ku thotë:

 “Të shkurorëzuarat le të presin me veten e tyre tri kohëra të pastrimit”.

Ajeti është i përgjithshëm, që do të thotë se përfshin të shkurorëzuarat para kontaktit intim dhe pas kontaktit intim.

Kur’ani ka specifikuar të shkurorëzuarat para kontaktit intim me thënien e mëvonshme ku Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Nuk ka për ju idet (kohë të pritjes) të cilën duhet të pritni”.

Të shkurorëzuarat me të cilat nuk ka kontakt intim nuk ka nevojë të presin tri kohëra të pastrimit.

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s