Të vepruarit me përgjithësuesin para se të hulumtohet specifikimi i tij

Dr. Musli Vërbani


 

Të vepruarit me përgjithësuesin para se të hulumtohet specifikimi i tij

 

Nuk lejohet të veprohet me përgjithësuesin para se të hulumtohet për specifikimin e tij. Kjo nga shkaku që të dominojë mendimi se nuk ka specifikim dhe që të mos bëhet gabim i mundshëm.

Kur të vërtetohet se nuk ka specifikim merret si bazë ligji i përgjithësimit dhe veprohet në bazë të tij.

 

Specifikimi i përgjithësuesit nëse është i bashkangjitur me lidhëzën pas fjalës specifikuese.

 

Nëse përdoret përgjithësuesi dhe disa njësi lidhen me lidhëz, gjë që bën që përgjithësuesi të përfshijë në vete, a i specifikon a jo?

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Ruani pesë kohët e namazit dhe namazin e mesëm”.

Kohët e namazit dhe lidhëza me kohën e namazit të mesëm.

Lidhja e përgjithësuesit me specifikuesin nuk e specifikon përgjithësuesin.

Lidhëza me përgjithësuesin nuk obligon përgjithshmërinë e të lidhurës.

Shembull tjetër:

Fjala e Zotit të Lartmadhëruar:

“Të shkurorëzuarat le të presin tri kohëra (cikle) të pastrimit”.

Pastaj Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Dhe burrat e tyre kanë më së shumti të drejtë në kthimin (kurorëzimin) e tyre”.

Fjala e fundit është fjalë specifike enkas për “të kthyerat” sepse atributi “përparësi për kthim” është për ta, kështu që nuk është obligim që ata të cilat kthehen të presin tri kohëra të pastrimit, por gjithëpërfshin edhe të shkurorëzuarat e dyhershme, si dhe të shkurorëzuarat e tri hershme.

“Lidhori i përgjithësuesit obligon përgjithshmërinë e të lidhurës, në mes të të lidhurave në atributin e dispozitës”.

Lidhori i të specifikuarës obligon specifikimin e të lidhurës, ashtu siç është shprehja e dijetarëve:

“Sa herë që përgjithësohet e lidhura, është përgjithësuar edhe lidhori, sepse lidhori për ndërlidhshmëri bëhet vetëm se me argument. Specifikimi i të lidhurës obligon specifikimin e lidhorit me të cilën është specifikuar.”

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s